Dëmet nga tërmeti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës: Të pezullohen taksat për bizneset
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës në mbledhjen e zhvilluar për situatën nga tërmeti i 26 nëntorit ka kërkuar Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës deri në pezullimin për një afat të caktuar të detyrimeve fiskale.
Në këtë mbledhje janë diskutuar disa çështje të tjera të rëndësishme, si evidentimi i dëmeve ekonomike që kanë pësuar bizneset.
Po ashtu Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës ka kërkuar mundësi rikuperimi dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë e mundur.
Një tjetër çështje që kanë diskutuar është ngritja e një grupi pune me ekspert të fushës juridike dhe ekonomike për përcaktimin e rrugëve sa më të përshtatshme për të lehtësuar e ndihmuar biznesin në këtë situatë të jashtëzakonshme.
Propozimet që do të ngrihen nga ky grup pune do ti përcillen Ministrisë së Financave.