Dëmet nga tërmeti, inxhinieri: Procesi i vlerësimit po has abuzime
Në një komunikim për A2, Edgar Frashëri, inxhinier, njëkohësisht ish-anëtar i Këshilli të Rregullimit të Territorit, tha se procesi i vlerësimit nuk po kryhet si duhet dhe e gjeti shtetin të papërgatitur. Sipas tij, ky është një proces afatgjatë dhe duhen shmangur abuzimet.
“Është një fazë shumë e hershme dhe shteti është kapur befas dhe nuk është në gjendje për të bërë vlerësimin e kualifikuar të gjendjes pas tërmetit. Shoh shifra marramendëse që nuk rakordojnë me njëra-tjetrën. Duhet të kemi parasysh që ekspertët e ardhur nga jashtë janë vullnetarë. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe ne duhet t’u vëmë vulën këtyre gjërave”.
Nga ana tjetër tha se: “Shteti duhet të përgatitet për të sistemuar për periudha ta gjata qytetarët. Organizmat që duhet të merren me këtë punë janë fare të papërgatitura”, u shpreh inxhinieri Edgar Frashëri.
KOHA JONË SONDAZH

