Dëmi me prokurimet publike, KLSH: Probleme në të gjitha fazat, nuk penalizohen shkelësit e kontratave

Rreth 180 milionë lekë dëme janë zbuluar nga auditimi që i ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit procedurave të prokurimeve publike në shoqëritë me kapital shtetëror dhe institucineve.

Scan ka zbardhur të dhënat e auditimeve në këtë fushë për vitin 2018 nga ana e KLSH.  Për te gjitha auditimet e ushtruara ne shoqëritë me kapital shtetëror si dhe ne institucionet e tjera te audituar, shkeljet e konstatuara ne prokurimet publike janë kryesisht në shkeljet e ligjit të prokurimit publik në zhvillimin e procedurave të prokurimit publik, këtu përfshihen te gjitha fazat e këtij procesi, qe nga lindja e nevojës për objektin e prokurimit pune/mall/shërbim, planifikimi, përcaktimi e miratimi i fondit limit, përcaktimi i specifikimeve teknike, vlerësimi e klasifikimi i

Operatoreve Ekonomik, shpallja e OE fitues, lidhja e kontratës, si dhe zbatimi i kontratave për punë, mallra e shërbime. Gjate zbatimit te kontratës mangësitë e konstatuar kane te bëjnë me mos përmbushjen e plote te kontratës brenda afatit te përcaktuar, për te cilat subjekte e audituar nuk llogarisin e mbajnë penalitete për OE, ne marrjen ne dorëzim te mallrave/shërbimeve pa plotësuar te gjitha specifikimet teknike, për punët e ndërtimin ne likuidim te zërave te punimeve te

cilat janë situacionuar por qe rezultojnë te pa realizuara nga OE etj. Në total, për buxhetin e vitit 2018, vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka rezultuar një dëm ekonomik në shumën 188 milionë lekë nga të cilat vlera vlera 168 milionë lekë gjatë zbatimit.

Në total, për buxhetin e vitit 2018, vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka rezultuar një përdorim pa eficencë në shumën 85 milionë lekë nga të cilat vlera 30 milionë lekë në procedurë dhe vlera 54 milionë lekë gjatë zbatimit.

SCAN

SHKARKO APP