Demokracia amerikane kaloi mbrëmë një natë të vështirë!

Nga Sali Berisha

Miq, i mbledhur ne drejtimin e zevendes Presidentit Pence dhe spiker Pelosit ne procesin kushtetues te certifikimit shtet per shtet te zgjedhjeve qe u fituan nga kandidati demokrat per president Joe Biden, Kongresi i SHBA u sulmua nga qytetare te revoltuar fanatik te Presidentit ne largim Donald Trump, te cilet besonin ne pretendimin e tij te hedhur poshte nga gjykatat se zgjedhjet u vodhen.

Protestuesit e zemeruar çane rrethimin mbrojtes te policise, hyne me force ne ndertesen e Kongresit, nderprene punimet e tij dhe bastisen zyra dhe salla kryesore te nderteses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga nderhyrja e policise gjate rivendosjes se sigurise per punimet e Kongresit, institucionit themelor kushtetues te SHBA te dhunuar pati 4 viktima disa te plagosur dhe mbi 50 te arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ketyre trazirave ndofta te pashembullta ne historine e Tempullit te Demokracise, Kongresi u rimblodh, perfundoi çertifikimin e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe shpalli fitues me diference te madhe presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Sulmin ndaj kongresit te SHBA, nxitjen e tij nga Presidenti Trump e denuan ish-presidenti George. W. Bush, shumica e senatoreve republikane, dhe zyrtare te larte te administrates se SHBA si dhe lidere nga mbare bota

.Ju ftoj te dashur miq te denojme sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojme atij suksese ne perbushjen detyrave te tij te rendesishme per SHBA dhe demokracine ne bote.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?