”Demokracia nuk burgoset”, protestë në Athinë për Fredi Belerin
Fredi Beleri që fitoi zgjedhjet për bashkinë e Himarës, por që është në burg për blerje të votës, është bërë temë kryesore në Greqi. Unioni i Himarjotëve ka nisur një protestë përballë ambasadës shqiptare në Athinë kundër arrestimit të Fredi Belerit në Himarë.
“Në protestën jashtë ambasadës shqiptare janë mbledhur disa persona, mes të cilëve vëllai i Fredi Belerit, si dhe kryetari i Unionit të Himarjotëve, Thodoris Goumas, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij”, shkruajnë mediat greke.
“Demokracia nuk burgoset”, është një nga parullat e tyre. Protesta zhvillohet një ditë pas Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin.