Demokratët e Kavajës përkrah Bashës: Fushatë model e PD, jemi në betejën për triumfin e moralit në politikë
Përmes një postimi në facebook, dega e PD në Kavajë, shpreh mbështetjen për kryedemokratin Lulzim Basha sic shprehen ata në betejën e triumfit të moralit të politikës, në betejën për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
“Duke ju falenderuar te gjitheve, qytetare te Kavajes, Golemit, Helmesit, Synejit dhe Luzit per voten qe na dhate duke perbuzur blerjen me parate e krimit dhe duke sfiduar fuqine e makinerise se shtetit te vene ne dispozicion te Partise Socialiste, Partia Demokratike Kavaje ju eshte mirenjohese dhe do te vijoje betejat e saj perkrah lidershipit te Partise Demokratike ne çmontimin e farses elektorale dhe rikthimin e shpreses per shqiptaret.
Ne u beme pjese e nje fushate model te Partise Demokratike dhe lidershipit i saj Lulzim Basha, nje fushate me strategji pozitiviste, nje fushate qytetare qe ofroi nje program qe synonte rritjen e mireqenies se cdo qytetari ne Shqiperi.
E percollem kete program dere me dere me te rinjte e mrekullueshem qe iu bashkuan kesaj fushate dhe qe jane garanci e vijueshmerise se idealit tone demokratik.
Faleminderit ne menyre te vecante heronjve tane komisionere , numerues e vezhgues qe ndoqen deri ne voten e fundit, votën tuaj.
Jemi serish ne beteje; ne betejen e triumfit te moralit te politikes, ne betejen per te ardhmen evropiane te Shqiperise.”- thuhet në postim.