Demokratët e Pogradecit votojnë nesër, kush janë emrat që kërkojnë miratimin e anëtarësisë

Demokratët e Pogradecit do të japin mendimin e tyre në lidhje me kandidaturat që do të dalin prej rrethit të tyre për qarkun e Korçës.

Në listë gjenden dhjetë emra, për të cilët anëtarësia e Pogradecit duhet të japë mendimin nëse do të vijojnë ose jo të gjithë procedurat e mëtejshme drejt përzgjedhjes si kandidat për deputet për qarkun e Korçës.

Klevis Balliu

Në listë janë ish-deputeti Klevis Balliu si edhe ish-kryebashkiaku Eduart Kapri, ndërsa spikat studiuesi Erlis Çela, i cili angazhohet për herë të parë në politikë duke synuar të përfaqësojë pogradecarët në Kuvendin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

I studiuar jashtë, Erlis Çela ka një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë, dhe studimeve në Shkencat e Komunikimit duke marrë edhe gradën doktor i shkencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erlis Çela

Më herët ai mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit për gazetarët në Universitetin e Ohio-s, ndërsa aktualisht drejton departamentin e Shkencave të Komunikimit në një universitet jopublik në Shqipëri.

Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 ka qenë drejtor i komunikimit në ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Kandidatët:

Anila Hysenbegasi
Arjan Malçellari
Armant Zerka
Eduart Kapri
Erald Kapri
Erlis Ccela
Genti Ccela
Klevis Balliu
Oligert Muçollari
Selaudin Jakupllari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?