Demokratët në Këshillin Bashkiak çojnë në gjykatë bustin e Pjetër Arbnorit!
Ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak u morën disa vendime të cilat kaluan me votat e shumicës. Një prej tyre ishte dhe vendosja e bustit për ish kreun e Kuvendit, Pjetër Arbnori, një prej ish figurave emblematike të PD-së.
Kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, thotë se do të padisin vendimet e marra dje gjatë mbledhjes, pasi sipas tyre 6 vota janë nul. Në studion e “News24”, ai thotë se prania në sallën e Këshillit Bashkiak, e 6 individëve me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës, është shkaku për të cilin ata braktisën mbledhjen.
“Gjashtë mandate të PS në këshillin bashkiak janë nul. Kujtojmë se gjykata e Tiranës bëri nul 6 mandatet. Por ata i duan aty për të votuar ato vendime që bien në kurriz të qytetarëve. Është votuar pa të drejtë rritja e çmimit të ujit. Ne do të padisim vendimet, bazuar në 6 votat nul. Rritja e çmimit të ujit është e paligjshme, dhe qytetarët kanë të drejtë që të kërkojnë paratë që u janë marrë pa të drejtë. Vendimet e djeshme janë miratuar në mënyrë flagrantë të thyerjes së rregullores, të shkeljes së ligjit”, u shpreh Çollaku.
KOHA JONË SONDAZH

