Demokratët ngatërruan shënjestër, sulmuan Haxhinaston në vend të Tahirit (FOTO)

 

Protesta e sotme e PD-së para Ministrisë së Brendshme u shoqërua me akte dhune dhe thyerje të xhamave të godinave qeveritare. Protestuesit kishin si qëllim dëmtimin e godinës së Ministrisë së Brendshme, por duket se janë ngatërruar. Nga sulmi më gurë është dëmtuar më shumë Ministria e Transporteve.

Ngatërresa ka ardhur për shkak se dy godinat janë shumë afër njëra tjetrës. Bunkeri është vendosur në hyje të oborrit të Ministrisë së Brendshme, por po në këtë vend ndodhet dhe Ministria e Transporteve. Duke qenë se një pjesë e protestuesve ishin të ardhur nga rrethet, godina që u ka dalë e parë është marrë si ajo e Ministrisë së Brendshme dhe kanë nisur sulmin me gurë. Fotot më poshtë tregojnë se çfarë ka ndodhur në Ministrinë e Transporteve. 

SHKARKO APP