Dëmshpërblim ballistëve/ Spartak Braho: Nisma e Roshit, provokim

Përfaqësuesit e Ballit Kombëtar kërkojnë të përfshijnë në skemën e dëmshpërblimit të ligjit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist edhe familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekzekutuar me dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste. Projektligji është depozituar në Kuvend nga deputeti Artur Roshi, njëherësh kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokratike.

Nisma ligjore e deputetit Roshi parashikon zgjerimin e periudhës së dëmshpërblimit nga 1944 deri me 1991’ që ishte, 1941 deri me 1991″.

Por duket se kjo nismë nuk është mirëpritur nga mazhoranca. Deputeti i PS, Spartak Braho, në një reagim për Report Tv e ka quajtur këtë nismë të Artur Roshit një provokim, pasi sipas tij kërkon të dëmshpërblejë ata bashkëpunuan me nazi fashizmin.

“Roshi është një mbeturinë e kolaboracionistëve ballisto-fashiste që provokon me këtë nismë popullin shqiptar. Kjo maxhorancë nuk mund ta votojë këtë projekt, deshirë të z.Roshi që kerkon të dëmshpërblejë të pa shpërblyeshmit e mundur në luften e dytë  botërore që bashkëpunuan me nazi fashizmin”, tha Braho.

Në relacionin e projektligjit, deputeti Roshi thotë se shkaku u humbjes së jetës gjatë luftës është i njëjtë kundërshtia e komunizmit”, ashtu siç edhe ishte edhe pas luftës, gjatë regjimit komunist.

/Shqiptarja.com

SHKARKO APP