Dëmtimi i ekonomisë, Spahiu: Rama është i emëruar nga bizneset

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka denoncuar dëmet që po i shkaktohen ekonomisë prodhuese në Shqipëri. Në një postim në facebook, Spahiu thekson se Rilindja nuk ka asnjë lidhje me biznese prodhuese por e lidhin vetëm interesa me grupe apo kompani tregtare importi.

Për të argumentuar këtë denoncim, Spahiu sjell rastet e akcizës për birrën e prodhuar në vend, stimulimin për miellin e importit, konkurrimin e mollëve të Dibrës nga ato të importit, etj.

“Normal që kështu ndodh kur nuk je i zgjedhur nga zgjedhje por i emëruar nga biznese”, shkruan ndër të tjera deputeti i opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Përparim Spahiut

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazhdon rënia e euros kundrejt lekut, vazhdojnë dëmet ndaj ekonomisë prodhuese në vend. Përveç parasë ilegale që injektohet në ekonomi, qeveria shtoi dhe 500 milion euro të tjera nëpërmjet eurobondit.

Duket qartë që Rilindja nuk ka asnjë lidhje me biznese prodhuese por e lidhin vetëm interesa me grupe apo kompani tregëtare importi.

E ka treguar që herët me tentativën e rritjes së akcizës për birrën e prodhuar në vend, me stimulimin e miellit të importit, me mollët e prodhuara në Dibër ku prodhimet konkurohen keqas nga importi, me stimulimin e emigracionit ku mjaft fabrika ekzistuese po humbasin fuqinë punëtore dhe shkojnë çdo ditë drejt falimentit.

Normal që kështu ndodh kur nuk je i zgjedhur nga zgjedhje por i emëruar nga biznese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?