Dëmtohet argjinatura e Zaranikës
Vetëm dy muaj pas një investimi 2 mln euro, Argjinatura e Zaranikës në Elbasan është dëmtuar sërish. Banorët e zonës thonë se punimet aty ishin me cilësi të dobët, ndërsa bashkia thotë se ndërhyrja e plotë që do të kushtojë 6 mln euro ende s’ka përfunduar.
Ndërhyrja në përroin e Zaranikës nuk i rezistoi as reshjeve të para të dimrit.
Argjinatura përgjatë përroit ka nisur të dëmtohet sërish në disa pika përgjatë rrjedhës së përroit.
Përballë kësaj situate banorët kanë ngritur dyshime se punimet nuk kishin cilësinë e duhur.
Në këto kushte, rreth 50 mijë banorë të zonës, do ta kalojnë edhe këtë dimër me rrezikun e përmbytjeve
Në reagim për situatën Bashkia e Elbasanit sqaroi se ndërhyrja në Argjinaturën e Zaranikës është e ndarë në disa faza dhe në total do të kushtojë 6 milion euro.
Ndricim Sinani: Dëmtimet në shtratin e përroit janë pjesët e vjetra të betoneve të ndërtuar në vitet 70. Ne morëm masa për ti rehabilituar duke vendosur blloqe betoni deri në momentin e fazës së dytë në muajin qershor.
Dëmtimi i Argjinaturës së Përroit të Zaranikës ndër vite është bërë për përmbytjen e një pjesë të madhe të qytetit të Elbasanit.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

