Dëmtohet fideri, një pjesë e Unazës së Re dhe Astiri mbeten pa energji elektrike

Një pjesë e Unazës së Re dhe Astirit ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme. Ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e dëmtimit të fiderit nga një subjekt që po kryente punë publike.

Kështu bën të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, teksa thekson se brigadat e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e linjës.

SHKARKO APP