Dëmtohet mbikalimi i Sukthit, ARRSH: Lëvizja e mjeteve do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative
Është dëmtuar mbikalimi metalik i Sukthit. Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se lëvizja e mjeteve do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.
Njoftimi i plotë nga ARRSH:
Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.
Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.
Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.
Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.
Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.