Dëmtohet rëndë diga e liqenit të Tapizës, rrezikohen disa fshatra (VIDEO)

Është dëmtuar rëndë diga e liqenit të Tapizës në Krujë dhe për pasojë fshatrat përreth rrezikojnë të përmbyten.

Dëmtimi është konstatuar me datë 18 janar por gjendja është agravuar nga shirat e fundit. 1500 metra katrore të kësaj dige kanë rrëshqitur dhe kjo përbën një problem shumë serioz.

Aktualisht diga ka rreth 1 milion metër kub ujë nga 7 që ka kapacitetin. Nëse diga do çahej do shkaktonte përmbytje në disa fshatra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diga po mbahet në monitorim nga bordi i kullimit të bashkisë Krujë. Janë njoftuar të gjitha autoritetet nga ku varet diga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Bujqësisë, Bordi Kombëtar i digave, dhe pritet te ndërhyhet me anë të një projekti për rehabilitimin e digës. Aktualisht është ndërprerë furnizimi me ujë i digës, dhe vazhdon shkarkimi gradual i saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?