Dëmtuan posterat e tij elektoralë, Gjici: Kundërshtarët ofrojnë vetëm akte vandale ndaj qytetarëve
Paraditen e sotme ne qytetin e Kukësit, dy persona tashmë të identifikuar nga policia kanë thyer posterat e kandidatit të Partisë Socialiste Safet Gjici.
Kjo ngjarje është bërë publike dhe denoncuar nga Granit Gjana, përfaqësues i Partisë Socialiste Kukës, ndërkohë që policia e Kukësit ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe i ka vënë nën hetim.
Në reagimin e tij, Gjici dënon ashpër vandalizmin që ka ndodhur paraditen e sotme si dhe kërkon nga institucionet që të gjenden personat të cilët kanë kryer këtë vepër kriminale duke thyer dhe grisur posterat në mes të qytetit.
“Siç e shikoni, kundërshtarët tanë në këtë përballje, jo vetëm që nuk kanë mundësinë, por as ndonjë gjë tjetër përveç këtyre akteve vandale se çfarë t’iu ofrojnë qytetarëve të Kukësit. E vetmja gjë që ata manifestojnë në këtë përballje është e shkuara e veprave të tyre, që janë shkatërrimi.
Me këto veprime, nuk besoj se qyetarët kuksian jo që nuk besojnë, po as nuk mund të shpresojnë për një fytyrë tjetër. Janë ata që kanë qenë me të njëjtat qasje, sjellje dhe risi.
Mendonim se u ka humbur vetëm vula, por me veprimet e tyre ata kanë humbur çdo element demokratik të një lufte politike dhe të përballjes në konkurrimin për qytetarin e parë të Kukësit.
Do ju kërkoja në emrin tim dhe të Partisë Socialiste Kukës nëpërmjet kësaj deklarate që jo vetëm të ndalonin këto aktet, por dhe të distancohen nga këto sjellje.”, shkruan Gjici mes të tjerash.
KOHA JONË SONDAZH

