Denaj: Do të rishikohet buxheti, por edhe rritja ekonomike

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha në A2 Business Week se qeveria është gati për të parë “një rishikim buxheti të dytë”.

“Në kushtet kur paketa e dytë ekonomike, që mund të akomodojë një numër më të madh personash të papunë, apo ndihma ekonomike e cila i është dhënë shtresave në nevojë, janë elementë që morën rëndësi në paketën e parë. Duke pretenduar që do të masnim edhe jetëgjatësinë e kësaj situate, do të dalim brenda prillit me një situatë të rishikuar, duke menduar që disa aktivitete do të rihapen”, tha ministrja.

Kur u pyet nëse do të ketë një rishikim në rënie të rritjes ekonomike, Denaj tha: “Ne kemi bërë një rishikim të rritjes në aktin normative në 2% dhe jemi të hapur të shikojmë se si do të shkojë. FMN-ja parashikon edhe recesion, por ne mendojmë se po të kalojmë shpejt këtë situatë mos të shkojmë drejt recesionit, por mendojmë që do të ketë ngadalësim edhe më të vogël se 2%, por në fillim të qershorit mund të japim shifër konkrete”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?