Denaj: Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, mbështetje për bizneset
Fuqizimi i bizneseve, qendrat e qyteteve, apo promovimi i trashëgimisē kulturore mbeten të një rëndësie të veçantë në angazhimin e qeverisë. Ministrja e financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një takim në Tiranë me presidentin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff. Sipas Denajt, gjatë takimit u diskutua mbi rezultatet e punës 10-vjeçare të AADF-së, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
“Fuqizimi i bizneseve i qendrave të qyteteve apo promovimi i trashëgimisē kulturore mbeten të një rëndësie të veçantë në angazhimin tonë të përditshëm. Të gatshëm që së bashku të çojmë përpara nisma që sjellin risi, zhvillim dhe qëndrueshmëri”, deklaroi Denaj.
AADF po ndihmon Shqipërinë në zhvillimin e sektorit privat, tregti, arsim, sipërmarrje, eko-turizëm etj. Një mori projektesh zhvillimi të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare kanë në qendër ndihmesën e tij.