Denaj fton bizneset hungareze të investojnë në Shqipëri

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka pritur në takim këtë të premte ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve. Teksa ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes Shqipërisë dhe Holandës, ministrja ka ftuar bizneset holandeze që të vijnë të investojnë në Shqipëri. Denaj ka deklaruar se kompanitë hungareze duhet të inkurajohen për të investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorët e agro-industrisë; energjisë dhe turizmit. Ministri hungarez Szijjártó, ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe theksoi se Republika e Hungarisë do të jetë një mbështesë Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

SHKARKO APP