Denaj: Gjatë periudhës janar-maj 2020 janë paguar 5,9 mld lekë rimbursime për TVSH-në

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha se rimbursimi i TVSH-së është prioritet i dikasterit që ajo drejton dhe e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Denaj shkruan se në fund të vitit 2019, stoku i TVSH-së ka qënë zero për të gjithë tatimpaguesit me metodën FIFO, duke rimbursuar 23.5 Miliard lekë, shumë më e madhe se çdo vit tjetër.

Ndërkohë sipas ministres, në periudhën Janar-Maj 2020, janë paguar 5.9 Miliard lekë rimbursime, duke zeruar kërkesat me metodën FIFO.

Postimi i plotë

”Rimbursimi i TVSH-së është prioritet i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Në fund të vitit 2019, stoku i TVSH-së ka qënë zero për të gjithë tatimpaguesit me metodën FIFO, duke rimbursuar 23.5 Miliard lekë, shumë më e madhe se çdo vit tjetër.

Vetëm në periudhën Janar-Maj 2020, janë paguar 5.9 Miliard lekë rimbursime, duke zeruar kërkesat me metodën FIFO.

Së fundmi, Administrata Tatimore ka rishikuar Rregulloren e Rimbursimit të TVSH-së, e cila mbështetet mbi modulet e përcaktuara të analizës së riskut dhe:

i përgjigjet nevojave për likuiditet të bizneseve;

redukton kohën e procesimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së.”

SHKARKO APP