Denaj: Janë tre skema për rritjen e punësimit, menaxhohen nga zyrat e punës

Ministrja e Financave, Anila Denaj ishte sot në Vlorë ku u ndal në agjencinë e Punësimit profesional duke folur për skemat e punësimit të aprovuara vitin e kaluar. Nga ana tjetër, Denaj tha se janë tre skema punësimit të cilat stimulojnë me gati 50% marrëdhënien mes individit. Për më tepër, ajo shpjegoi se është dhe një skemë e tretë ku për personat që informalë për 12 muaj paguhen sigurimet e punëdhënësit dhe punëmarrësit.

”Janë tre skema të nxitjes së punësimit të cilat stimulojnë me me gati 50%, skema e parë dhe skema e dytë, marrëdhënien kontraktuale të punës mes individit, ai që kthehet në tregun e punës pasi është larguar nga skema e mbylljes ekonomike. Kemi dhe një skemë të tretë ku personat që janë informalë për 12 muaj, paguhet dhe subvencionohet pjesa e sigurimeve të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Këto tre skema menaxhohen nga zyrat e punës. Ne këtu menaxhojmë dhe shumë programe të tjera. Arsimi profesional është në varësi të kësaj agjencie dhe për Vlorën janë në fokus të vëmendjes time”,-tha Denaj.

Për ministren Denaj, nevoja për të mbështetur bizneset është bërë pjesë e nevojës. ”Unë e nisa nga qendra kryesore, ajo e agjencisë së punësimit profesional. Është një zyrë multifunksionale ku shërbehen disa nevoja. Nevoja për të nxitur skemat e punësimit që u aprovuan vitin e kaluar në muajin korrik si pjesë e nevojës për të mbështetur bizneset të cilat kanë një skemë të rëndësishme për të marrë në punë personat e larguar”.

SHKARKO APP