Denaj: Mbështetja gjermane e rëndësishme në ekonomi

Ambasada Gjermane në Tiranë organizoi aktivitetin me rastin e ”Tetorit gjerman”, ku pjesëmarrëse ishte edhe Ministrja e Financave, Anila Denaj për të prezantuar punën e GIZ në Shqipëri, tema e të cilit është ”Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë”. Denaj vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që qeveria Gjermane i ka dhënë dhe i jep vendit tonë.

Sipas saj, ky bashkëpunim është mbështetur në dy shtylla komplementare, bashkëpunimin financiar dhe bashkëpunimin teknik, ku mbështetja është dhënë në projekte të ndryshme në fushën e energjetikës, infrastrukturën sociale, por edhe në fusha të tjera të ekonomisë, si bujqësia apo turizmit.

Ministrja Denaj informoi se MFE është duke punuar mbi një strategji, e cila do të fokusohet në një përshtatje më të madhe të punësimit me arsimin profesinal, si dhe për një qasje tjetër në dëgjimin e zërit të biznesit lidhur me arsimin profesional. ”Investimi në shkollat profesionale është i larmishëm dhe ka nisur prej kohësh. Për katër vitet e fundit shohim një rritje të nxënësve në shkollat e arsimit profesional. Në këtë aspekt kemi punë për të bërë, si në aspekt të kurikulave, për të përmirësuar cilësinë e tyre dhe gjetjen e atyre cilësive profesionale që i vlejnë tregut të punës, por edhe infrastrukturës, në mënyrë që shkollat të jenë të përshtatshme dhe për arsimin dual”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?