Denaj merr mbështetjen e BB-së për politikat ekonomike ndaj dy krizave

Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim virtual me Anna Bjerde, Zv Presidente e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore.
Gjatë këtij takimi Ministrja Denaj, bëri një përmbledhje të gjithë masave të marra nga Qeveria për përballimin e dy krizave që kaloi ekonomia shqiptare, si tërmeti i 2019 dhe pandemia e covid 19.
Znj. Anna Bjerde shprehu mbështetjen e Bankës Botërore ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe jetesë më të mirë për të gjithë.
Të dy palët ndanë opinionin e përbashkët mbi mbështetjen për iniciativat e ekonomisë blu, si dhe më gjerë për programin e Bankës Botërore në vend.

SHKARKO APP