Denaj: Nga 5 korriku nis qarkullimi i udhëtarëve nga Porti i Sarandës drejt Korfuzit

Nga data 5 Korrik hapen me kapacitet të plotë udhëtimet për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit në Greqi. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e Financave Anila Denaj. Sipas saj udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Lajm i mirë

Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para.

Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.

Për më shumë informacion: www.porti-sarande.al”, shkruan Denaj, e cila njoftoi gjithashtu se po vijon puna për ndërtimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas Denajt tuneli me gjatësi 1.3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës 670m, përmbush të gjitha kushtet e sigurisë dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.

“Puna vijon për ndërtimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi 1.3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës 670m, përmbush të gjitha kushtet e sigurisë dhe realizimi fizik ka arritur në 50%. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton në 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”.

SHKARKO APP