Denaj: Po diskutohet një paketë që i drejtohet biznesit të madh

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bën me dije se qeveria po diskuton një paketë që do t’i vijë në ndihmë edhe bizneseve të mëdha.

”Nuk po themi se fondi i garancisë është i vetmi instrument dhe ne e kemi mbyllur mbështetjen tonë për biznesin në përgjithësi dhe për biznesin e madh në veçanti. Ky është instrument tradicional, paralelisht me kompensimin me pagat minimale për një fashë biznesesh dhe që mund të përshkallëzohet në një formulë tjetër dhe mbi të gjitha për ato industri me numër të madh punonjësish dhe që mund të riorganizohen si sektorë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit gjatë këtij viti. Është e lehtë të thuash të mbyllim rubinetin e të ardhurave dhe gjithçka të shkojë për ndihmë. E rëndësishme është që të ecin të gjitha paralelisht”,-tha në ”A2Cnn”.

Nga ana tjetër, Denaj theksoi edhe se po diskutohet një paketë e dytë nga qeveria. ”Po diskutojmë një paketë të dytë, që i drejtohet bizneseve me numër të madh punonjësish, por nuk kam autorizim të flas për të. Po diskutohet dhe shumë shpejt do të njoftohet nga zoti kryeministër”.

SHKARKO APP