Denaj: Politika fiskale të ndihmojë fermerin dhe të nxisë vetëpunësimin

Gjatë një vizitë në qarkun e Beratit, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) me temë “Zgjidhje Inovative për Financimin e Bujqësisë dhe Agrobiznesit Shqiptar”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, përfaqësues nga BERZH, fermerë dhe sipërmarrës të agrobiznesit në qarkun e Beratit. Në fjalën e saj në këtë takim, Ministrja Anila Denaj tha se Qeveria, së bashku me partnerë të rëndësishëm të vendit, ka mbështetur sektorin e bujqësisë me një sërë programesh mbështetëse të cilat kanë si qëllim nxitjen dhe zhvillimin e sektorit.

Më konkretisht, programi AASF synon të motivojë institucionet financiare të financiare në zinxhirin e vlerës së agrobiznesit nëpërmjet programeve të financimit dhe asistencë teknike; duke siguruar që qasja në financa për sektorin e agrobiznesit të mundësohet në dy mënyra: linjë kredie dhe / ose shpërndarjen e riskut të portofolit për institucionet mikrofinanciare (IMF) dhe bankat.

“Institucionet përfitojnë nga një mbulim i parë i rrezikut të humbjeve që u vihet në dispozicion nga Qeveria Shqiptare. Vlera totale e kontributit nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare mundësuar për garancinë e kolateralit në total arrin vlerën 180 milion euro. Përfituesit përfundimtarë të AASF janë fermerët, sipërmarrësit dhe kompanitë që janë të angazhuar në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, prodhimin dhe tregtinë e pajisjeve bujqësore, logjistikën, ofruesit e shërbimeve të agrobiznesit, tregtarët me shumicë dhe pakicë”, u shpreh Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Denaj theksoi më tej se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e orientuar drejt politikave fiskale që ndihmojnë dhe incentivojnë fermerin dhe vetëpunësimin. Skema e personave të vetëpunësuar në bujqësi ka bërë që tashmë të ofrojë një mbrojtje për të vetëpunësuarit në bujqësi, duke përfshirë edhe pensionet, barrëlindjen, si dhe vizitat mjekësore dhe kompensimin e çmimit të barnave mjekësore në rast sëmundje. Kjo skemë është e stimuluar dhe financohet në shuma të konsiderueshme fondesh nga buxheti i shtetit dhe mjafton që fermeri të paguajë kuotën vjetore minimale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për secilin fermer të siguruar, si të vetëpunësuar në bujqësi, në zonat fushore buxheti i shtetit subvencionon 46% të kuotës vjetore dhe për secilin fermer të siguruar, si të vetëpunësuar në bujqësi, në zonat malore buxheti i shtetit subvencionon 59% të kuotës vjetore”. Një vëmendje i veçantë po i kushtohet tashmë zhvillimit të arsimit profesional, si në investimin në kushtet dhe ambientet mësimore, ashtu edhe në shtimin e degëve profesionale në ndihmë të bujqësise dhe agroturizmit.

Ministrja vuri theksin në lehtësimet fiskale që qeveria ka bërë për sektorin bujqësor, si heqja e TVSH për makineritë dhe pajisjet, lehtësim i barrës fiskale për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (Koperativat), duke reduktuar 3 fish tatim fitimin dhe ulur kufirin 5 milion të skemës së autofaturimit, etj. Referuar ndryshimeve në Paketën Fiskale të vitit 2019 për sektorin e bujqësisë, Ministrja Denaj tha se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të formalizuar infrastrukturën lokale dhe për të patur një ndërlidhje më të mirë mes fermerit dhe agropërpunuesit, në mënyrë që të rritet ekonomia e shkallës. Znj. Denaj vuri theksin në nevojën për formalizimin e sektorit, në mënyrë që të ketë një zhvillim akoma dhe më të madh të tij.

“Sot është një moment ku ne duhet të bashkëveprojmë më shumë me njëri-tjetrin për të incentivuar këtë sektor, ne si Qeveri nga një anë, Institucionet Financiare dhe vetë fermeri përmes formalizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të tij, pasi programet dhe partnerët tanë janë të gatshëm për të na asistuar në çdo moment”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?