Denaj pret ambasadorin britanik King-Smith: Bashkëpunim në ndihmë të njësive bujqësore në disa zona në veri

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin King-Smith të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e bujqësisë.

“Gjatë takimit diskutuam me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë, Alastair King-Smith, dhe ekipin e tij, nisjen e një bashkëpunimi të frytshëm në ndihmë të njësive bujqësore në disa zona në veri të vendit”, tha Denaj.

Ministrja bëri të ditur se, nëpërmjet projektit “New Perspectives”, u diskutua modeli i bashkimit të operatorëve për të fuqizuar ecurinë e prodhimit dhe punësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përmes zbatimit të këtij projekti, kërkojmë të rrisim më tej fuqizimin e të rinjve dhe grave duke mundësuar një hapësirë më të qëndrueshme duke favorizuar zhvillimin në këto zona me potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi Denaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?