Denaj: Skema Kombëtare e Investimeve fuqizon fermat familjare

Me mbi 35 vite përvojë në bujqësi dhe një trashëgimi familjare të rrënjosur në tokën e Shkodrës, Fasli Bajrami është shndërruar në një shembull frymëzues të suksesit rural dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Ai menaxhon me përkushtim 7 dynymë sera moderne, ku kultivon një gamë të gjerë perimesh të freskëta dhe cilësore, nga sallata e deri te luleshtrydhet, domatja, kastraveci, specat dhe patëllxhanët — të gjitha me markën “Made in Albania”.

Ferma e tij funksionon si një biznes familjar i mirëstrukturuar, ku çdo anëtar kontribuon në procesin e prodhimit dhe përpunimit, duke krijuar të ardhura të qëndrueshme dhe një ndikim pozitiv në ekonominë lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zhvillim është mbështetur edhe nga Skema Kombëtare e Investimeve, e cila ka ofruar një formulë të kombinuar financimi: 50% grant dhe një kredi të butë me normë interesi vetëm 2%, e mbështetur nga garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se ky model mbështetjeje po jep rezultate konkrete. “Zgjerimi dhe modernizimi i aktivitetit të Fasli Bajramit është dëshmi se përkushtimi i fermerëve dhe mbështetja e strukturuar e shtetit mund të sjellin rritje të rendimentit dhe cilësisë së prodhimit,” u shpreh Denaj.

Rasti i Fasli Bajramit nënvizon potencialin real të bujqësisë shqiptare për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, rritur sigurinë ushqimore dhe përforcuar rolin e fermerëve si shtylla të ekonomisë kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?