Denaj-Živković: Projekte të përbashkëta për fuqizimin e grave dhe të rinjve në agrobiznes

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi këtë të hënë një takim me Ivana Živković, ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Denaj bëri të ditur se temë e takimit ishin projektet e përbashkëta që synojnë fuqizimin e grave dhe të rinjve në agrobiznes. “Ivana shprehu angazhimin e UNDP në përmbushjen e standardeve të BE-së për sektorin bujqësor”, tha ministrja Denaj. Sipas saj, “bashkëpunimi me UNDP-së do të vijojë me projekte të reja që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”.

SHKARKO APP