Dendias u prit me protesta nga PDIU, Dervishi: Më e pakta që duhet të bënte Rama sot
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ishte sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Mirëpo, teksa kryediploati grek vijonte me takimet e tij zyrtare, në të njëjtën kohë PDIU dhe shoqata Çamëria e pritën me një protestë paralele.
Kët protestë e ka mbështetur edhe gazetari i Abc News, Ferdinand Dervishi. Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Fabiola Hoxha në studio, Dervishi tha se mbështet protestën pasi Rama në konferencën e përbashkët me Dendias nuk përmendi asnjë moment Çamërinë.
Sipas tij kryeministri nuk pranoi të flasë edhe për atë që grekët e kanë pranuar prej dekadash, problemin e pronave shqiptare në Greqi.
“Ne kemi problemin e Çamërisë. Sot është bërë një protestë goxha e fuqishme. Unë jam pro sepse nuk pashë te Edi Rama as më të voglin guxim për ta përmendur këtë. Qoftë që të lexohej nëpër rreshta. Më e pakta që duhet të bënte të thoshte atë që grekët e pranojmë prej dekadash, problemin e pronave shqiptare në Greqi. E pranojnë grekët prej 25 vitesh. Edhe këtë nuk e tha. Jam pro asaj proteste që u bë atje”, u shpreh gazetari.