Dënimi i Llallës, SPAK: Të ekzekutohet vendimi, Policia të veprojë

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit, sot dha vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla me 2 vite burg, ku SPAK ka kërkuar ekzekutimin e këtij vendimi.

“Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Po ashtu SPAK vendosi edhe konfiskimin e disa prej pasurive të Llallës që do të kalojnë në favor të shtetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?