Denisi “i tmerrshëm”, vijon të dhunojë pa motiv vajzat në Tiranë

30-vjeçari Denis T, i cili ishte kthyer në tmerrin e vajzave që kalonin rrugën “Myslym Shyri”, sërish ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit.

30-vjeçari që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka sulmuar sërish pa asnjë motiv aktivistet A.R, 26-vjeçe dhe M.R, 29-vjeçe, të cilat i ka goditur me grushte.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Denis T, ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.

Kjo nuk është hera e parë që i riu arrestohet për të njëjtën vepër të dhunshme, ku objektiv i tij janë femrat që kalojnë në zonën ku ai banon.

SHKARKO APP