Dënohet gjyqtari i Fierit, Roland Hysi do të vuajë 3 vite burg

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 6 vjet dhe 4 muaj burg, gjyqtarin Roland Hysi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtari i Fierit do të vuajë dënimin prej 3 vite burg.

Po ashtu, gjykata vendosi që Hysi të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Gjyqtari i Fierit u prangos pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?