Dënohet i riu shqiptar në Angli: Jam bukëpjekës, u punësova në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin
Një i ri nga Shqipëria, por që jeton në Angli, është dënuar me 14 muaj burg pasi u kap duke u kujdesuar për bimët narkotike në një fermë të madhe kanabisi në qytetin Shipley.
Gjatë bastisjes, i riu shqiptar tentoi të arratisej nga shkallët e banesë, e për disa minuta po largohej me vrap, por oficerët e kapën në shkallët e shtëpisë dhe e arrestuan. I riu u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit në daljen e tij të parë në gjykatën e magjistraturës.
Avokatja e tij tha se klienti e dinte rrezikshmërinë dhe paligjshmërinë e asaj çfarë por bënte, por ishte i detyruar pasi sapo kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte paguar 20 mijë paund disa personave në Belgjikë për ta sjellë në Angli.
Personat që e sollën i thanë se duhej të punonte në fermën e kanabisit tashmë në mënyrë që t’iu paguante borxhin prej 20 mijë paund, para të cilat ai i kishte marrë hua.