Dënohet Mihal Kokëdhima, ja vendimi i gjykatës për pronarin që dhunoi turistët spanjollë
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë ditën e sotme masën e dënimit për Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo në Himarë, i cili u përfshi në konflikt në biznesin e tij me një grup turistësh spanjollë.
Gjykata e ka dënuar Kokëdhimën me 1 burgim për akuzat e ‘kanosjes’, “dëmtime të tjera me dashje’ si dhe ‘shkatërrim prone’. Kokëdhima do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, ku do të llogaritet edhe paraburgimi.
Konflikti midis Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë dhe guidës së tyre shqiptare filloi për një ngatërresë me numrin e peshqeve dhe kulmoi me pamjet filmike ku Kokëdhima u ngjit në kofanon e makinës së turistëve duke u thyer edhe xhamin e përparmë të automjetit.
Ngjarja mori edhe më shumë bujë pasi në këtë konflikt u rrezikua jeta e familjes spanjolle të biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’.