Dënohet pedofili shqiptar në Itali, përdhunoi 8 djem të mitur

 

Është dënuar me 8 vjet burgim 40-vjeçari shqiptar Ulian Hasa, i arrestuar verën e kaluar në Itali për abuzim seksual me të miturit.

Shqiptari rezident në Fano u gjet fajtor nga Gjykata e Ankonës për dhunë seksuale, korrupsion të të miturve, abuzim seksual me minorenët dhe prostitucion të të miturve.

Ai u arrestua nga agjentët e komisariatit të Fanos gjatë një abuzimi seksual me një 13-vjeçar në një vilë të braktisur në sy të dy të miturve të tjerë. Shqiptari u kishte dhënë fëmijëve alkool për t’i ulur rezistencën.

Hetimet e mëtejshme çuan në zbardhjen e devijimit seksual në të cilin ishin tërhequr 8 djem fanezë të moshës 13 deri 16 vjeç, të përfshirë në lojëra erotike si dhe në akte seksuale kolektive, në të cilat të miturit ishin të detyruar të kënaqnin me turne orekset seksuale të 40-vjeçarit ndërkohë që fëmijët e tjerë asistonin.

Sipas hetimeve fëmijët janë joshur në Fano, ndërsa më tej kontaktet me viktimat shqiptari i mbante përmes rrjetit social Facebook. Performanca e disa fëmijëve vinte edhe në këmbim të shpërblimeve të vogla monetar nga 3-0 euro edhe me paketa cigareje.

Sipas vendimit të Gjykatës, pas kryerjes së dënimit, shqiptari duhet të shoqërohet në kufi dhe të dëbohet nga vendi.

SHKARKO APP