Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, u akuzua për ndërtim pa leje
Poetja e dashur për të gjithë, Mimoza Ahmeti me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga Gjykata për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë.
Ahmeti u detyrua të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës për të dëgjuar edhe njëherë rezultatet e hetimit nga prokurori që e kishte përballë.
Gruaja e vargjeve të njohura dhe e këngës kujtoi edhe njëherë se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re.
Pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd, ashtu sikurse ndodhi më herët edhe me këngëtarin Bojken Lako, dënuar për ndërtim pa leje. /TCH/