Dënohet shqiptari, plagosi dhe tërhoqi gruan zvarrë në rrugë

 

Një shqiptar është dënuar me 7 vjet burg për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes.

Qemal Jakupi, 51-vjeç, një 1 vit më parë qëlloi gruan me thikë në gjoks në sy të fëmijëve dhe e tërhoqi zvarrë nëpër rrugët e qytezës Kavarzere.

Në gjyq shqiptarit iu ul 1/3 e dënimit pasi pranoi fajin dhe gjykimin e shkurtuar.

Ai do të kryejë edhe 7 vjet burg, pasi 1 vit e ka kryer në paraburgim.

Ngjarja ndodhi më 8 mars të vitit të kaluar, kur qytetarë të Kavarzerës u terrorizuan nga pamjet në rrugë, kur gruaja shqiptare me një plagë në gjoks dhe e gjakosur zvarritej duke kërkuar ndihmë.

Qemal Jakupi e kishte goditur të shoqen me thikë në gjoks, duke i prekur edhe mushkëritë.

Gruaja  e tij sipas hetimeve  kishte tentuar të dilte nga shtëpia mirëpo ai më pas e kishte tërhequr zvarrë nëpër rrugë dhe më pas e kishte rikthyer të plagosur brenda ndoshta për ta vrarë.

Gruaja nisi të kërkonte ndihmë, dhe menjëherë në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca.

Qemal Jakupi u arrestua dhe sipas hetimeve, konflikti nisi në shtëpinë e çiftit, që banonin në katin e parë. Çifti pati një debat për motive të dobëta në sy të fëmijëve dhe në debat e sipër, Qemali mori thikën nga kuzhina dhe e goditi gruan në gjoks në sy të djalit dhe vajzës 18-vjeçare.

Në konflikt ndërhyri edhe djali, i cili mori një goditje të lehtë me thikë.

SHKARKO APP