Dënohet Vehbi Alimuça, fshehu paratë në Hungari

Ish-bosi i firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuça, rrezikon sërish qelinë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5.6 vite burgim ish-bosin e firmës piramidale.

Kësaj radhe Alimuça u dënua për akuzën e pastrimit të parave, pasi rezultoi se kishte fshehur në një llogari bankare në Hungari, 320 mijë dollarë, të përfituara nga aktiviteti i mashtrimit me ish-firmën piramidale VEFA, raporton TCH.

Per shkak se ndaj Alimuçes u aplikua gjykimi i shkurtuar, përfundimisht masa e dënimit ndaj tij, përllogaritet në 3.8 vite burgim.

Në vendimin e tij, gjyqtari Bujar Krasniqi ka përcaktuar që shuma prej 320 mijë dollarësh, e bllokuar në llogarinë bankare në Hungari të konfiskohet për llogari të shtetit shqiptar.

SHKARKO APP