Denoncimet e PD për familjet e prekura nga tërmeti, Rama “ankohet” për “Propagandë” kundër qeverisë

“Mjeshtri i propagandës”, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me denoncimet e fundit të Partisë Demokratike rreth familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit.

Duke marrë si shembull rastin e Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për propagandë.

Postimi i plotë: 

“Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe mediave që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra.”

SHKARKO APP