Denoncimi: Deputeti i LSI dhe stafi i Bazhdarit rrahën drejtorin e spitalit

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ramiz Çobaj, ka akuzuar deputetin e LSI Agron Çela dhe kandidaten e mazhorancës për bashkinë e këtij qyteti, Keti Bazhdari, se i kanë bërë presion drejtorit të Spitalit Shkodër që të japë dorëheqjen. Por sipas Çobajt, refuzimi i drejtorit të spitalit Sh.Ymeri, ka bërë që ndaj tij të ushtrohet dhunë nga shtabi shoqërues i deputetit Çela dhe Bazhdarit.

Duke reaguar mbi këtë ngjarje, Ramiz Çobaj thotë se “dhuna detyroi ndaj drejtorit të spitalit të Shkodrës, Shpëtim Ymeri, e detyroi atë të japë dorëheqjen”.

Vetë drejtori i spitalit të Shkodrës është shprehur për “News 24”, se dorëheqja e tij ka ardhur për arsye personale. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila nga foltorja e Kuvendit është shprehur se “një deputet i Rilindjes

dhunoi kreun e spitalit. Deputeti i ka kërkuar 20 vende pune dhe 2 tendera, dhe pas kundërshtimit për kërkesat deputeti e qëlloi në zyrë”

SHKARKO APP