Denoncimi/Humbi jetën në pronën e drejtorit, institucionet e nxjerrin vdekje natyrale
Gazetari investigativ, Elio Laze, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar skandalin në të cilin, sipas tij janë përfshirë institucionet e vendit, pas vdekjes tragjike të një 24-vjeçari, duke punuar në oborrin e lokalit të drejtorit të OSHEE-së Elbasan.
Sipas tij, ndonëse i riu 24-vjeçar, baba i një fëmije, humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, institucionet po kërkojnë që të manipulojnë provat dhe ta nxjerrin si një vdekje nga shkaqe natyrale. Kjo ndodh për shkak se kabulli nga i cili humbi jetën 24-vjeçari, thuhet se ishte një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike nga vetë drejtori i OSHEE.
Postimi i plotë:
SKANDALI/ Ja si po perpiqen institucionet qe personin qe vdiq ne lokalin e drejtorit te OSHE ta nxjerrin si vdekje natyrale
Para disa ditesh me konkretisht ne daten 22.05.2018 duke korrur barin ne lokalin qe thuhet se i perket drejtorit te OSHE Elbasan Bukurosh Maçi, gjeti vdekjen shtetasi Ilir Izet Sharka 24 vjec, baba i nje femije te mitur.
Shkaku qe deshmitaret ne vendngjarje konstatuan ishte nje linje korenti, e si pasoje e kontaktit humbi jeten i riu.
Odiseja fillon me dergimin e trupit te pajete te viktimes ne spitalin e Peqinit ku mjeket percaktojne si shkakun e vdekjes nje atak kardiak.
Por protestat e familjareve bene qe trupi i pajete te dergohej ne spitalin e Elbasanit per nje riekspertim, nga i cili u konkludua qe viktima ka humbur jeten si pasoje e nje trompoze akute.
Por familjaret nuk u ndalen me kaq. Kerkuan ndihmen e Institutit te Mjeksise Ligjore ne Tirane. Pas autopsise se kryer rezultoi qe viktima ka humbur jeten si pasoje e kontaktit me rrymen elektrike (dokumenti bashkangjitur).
Ajo qe e ben me te rende situaten eshte fakti qe lokali thuhet se eshte ne pronesi te drejtorit te OSHE Elbasan dhe se kablli ku ra ne korent i riu qe gjeti vdekjen eshte nje lidhje e jashtligjshme energjie ne lokalin e drejtorit te OSHE.
Pra ne kete vend mund te jesh drejtor, te te vdese dikush ne oborrin e prones tende sepse ke bere nje lidhje te jashtligjshme energjie (nderkohe qe te tjeret i kalb burgjeve per nje poç) dhe ta manipulosh ngjarjen sikur ndodhi per shkaqe natyrale.
Pritet reagimi i institucioneve perkatese. /CNA.al
KOHA JONË SONDAZH

