Denoncimi i Berishës: Shkaku i ekzekutimeve mafioze në Vlorë, eliminimi i dëshmitarëve!

Ish-kryeministri Sali Berisha gjykon se “shkaku i ekzekutimeve mafioze dje në Vlorë është eliminimi i dëshmitarëve”, duke iu referuar kështu edhe mesazhit të një qytetari, publikuar në profilin e tij në Facebook.

“Njëri nga të vrarët në Vlorë”,- shkruan denoncuesi në mesazh,- “ai që ishte edhe i zoti i makinës, ka qënë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të Policisë dhe grupit të Habilajve. Fakti që po nxitojnë të përmendin faktin se i plagosuri ka qënë në bandën e Gaxhait në 1997, shërben për të mbuluar ndoshta shkakun e vërtetë, domethënë që po hiqen qafe dëshmitarët,” nënvizon ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasditen e 17 shkurtit, një atentat ndodhi në Vlorë ndaj tre personave. Armando Sulejmani ose i njohur si Çipuri, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa gjetën vdekjen dy bashkëudhëtarët e tij, kunati Orest Rexho dhe miku i vet, Arjan Hasani. Prita u bë me kallashnikov tek “Uji i Ftohtë” nga persona ende të paidentifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?