Denoncimi i Berishës: Studentëve të masterit u është rritur tarifa
Pavarësisht protestave të studentëve dhe asaj që Rama e quajti pakti me studentët për përgjysmimin e tarifave, realiteti rezulton të jetë krejt tjetër.
Ky është të paktën denoncimi i një studenti i cili është postuar këtë të premte nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në rrjetin social Berisha shkruan se studenti denoncues thotë se tarifa për masterin jo vetëm që nuk është mbajtur në çmimin ekzistues, por është rritur me rreth 400 mijë lekë të vjetra.
Postimi i plotë i Berishës:
Studentet i nxjerrin fytyren siç e ka Edvinit!
Studenti dixhital denoncon rritjen e tarfies se masterit nga 920000 ne 1 300000 leke!
Miq, ky eshte pergjysmimi i tarifave te studimit qe premtoi Edvin Kristaq Rrena.
Kesaj i thone t’ua japesh me nje dore dhe t’ua marresh me tjetren. Turp!! sb
Pershendetje zoti Berisha jam student ne master ne gjirokaster. Dua te denoncoj keto partupesira qe ndodhin ne kete shtet. Fillimisht kur jemi rregjistruar ne master na eshte thene se ai ish 920 mij lek tani na eshte bere 1 milion e 300 pas protestave. Cfare jane keto mashtrime qe i ben Rama popullit. Ngelen duke na zhvatur!
P.s: Dhe te gjithe ju servilat e rames qe do futeni te komentoni ketu qe te na beni demoralizime ne studenteve te thjesht e dim shum mire si ju korruptojne qe te beni komente negative njesoj sic ju detyruan t shkoni ne vlore se ju hiqnin nga puna keshtuq kursejini!
Ju lutem postojeni!
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1218047671689471
KOHA JONË SONDAZH

