Denoncimi i Berishës: Vdes në hotelin e Sadri Abazit i sëmuri me kancer, ishte i karantinuar

SEANCE PARLAMENTARE - Ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS, Sadri Abazi, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Former Prime Minister Sali Berisha and lawmaker Sadri Abazi during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari në profilin e tij në Facebook. Berisha shkruan se një person i sëmurë me kancer ka ndërruar jetë në hotelin e deputetit Sadri Abazi, ku ishte karantinuar.

Sipas tij, i sëmuri ishte sjellë katër ditë më parë Rinasi dhe u karantinua në hotel, në Golem, sipas rregullave të riatdhesimit. Denoncuesi te berisha ka bërë të ditur edhe emrin e viktimës, ndërsa thotë se ngjarja u fsheh nga prefektja e Tiranës dhe drejtori i polisisë Reebani Jaupaj.

Postimi i plotë:

Nje krim i shemtuar ne karantinen Rama – Abazi ne Golem!

Vdes i semuri me kancer stomaku stadi i katert ne hotel pa asnje kujdes mjekesor.

Ate e sollen para kater ditesh nga Rinasi dhe e ndryne ne hotel per ta zhvatur Rama me Sadri Abazin.

Prefektja e Tiranes dhe Rebani Droga bene gjithçka per ta fshehur vdekjen tragjike me urdher te Rames.

Shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe si çnjerezore dhe kriminale ndryrjen e te ndjerit ne hotel vetem e vetem per ta rrjepur edhe ditet e fundit te jetes hajdutet e te vdekurve Rama-Abazi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr po te informoj sevKeta mbajten te semure terminal me tumor ne karantine ne hotel I kthyer nga jashte dhe ju vdiq dije ne hotel. Prefektja e Tiranes dhe drejtori I policise rebani jaupi ju mbushen mendjen familjareve mos ta benin mediatike. Rasti eshte nga fshati Lapardha e Beratit

Eshte informacion i sakt ju be autopsia dje ne mengjes Bajram Luzi eshte emri i tij kishte mbrritur para kater ditesh ne Rinas dhe e çuan me detyrim ne Golem nd Hotel me kancer

SHKARKO APP