Denoncimi i ekspertit të ekonomisë Pano Sako: Nga 13 mijë shtëpi, kemi vetëm 70 të ndërtuara

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, ka zbuluar të vërtetën përtej propagandës së kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes për realitetin e rindërtimit pas pasojave të tërmetit të madh, që përfshiu vendin vitin e shkuar.

Sipas Sokos, deri tani kemi vetëm 70 shtëpi të ndërtuara dhe dorëzuara, ndërkohë që kërkesa është për 13 mijë të tilla.

“Ne tani në fund të vitit mund të bëjmë edhe një bilanc. Dhe natyrisht në fillim të vitit, të gjithë duke rendur pas deklaratave të kryeministrit besuam se vërtetë, pas një vit, dakord ne nuk besonim 100% atop që thoshte kryeministri por të paktën 50% e atyre që kishin ngelur pa shtëpi duhet të kishin një shtëpi. Dhe kur vjen viti i ri dhe ne kemi vetëm 70 shtëpi të ndërtuara, natyrisht në projekt janë për tu ndërtuar shumë”, deklaroi ai në emisionin “Arena” në RTV Ora.

SHKARKO APP