Denoncimi i kandidatit të LSI: Kryetari i Bashkisë së Shijakut po shpërndan para. Provat i dorëzuam te ambasadat dhe SPAK
Kandidati i LSI-së në Durrës, Bahri Shaqiri ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana për blerje votash.
Në një postim në Facebook, Shaqiri thotë se Elton Arbana dhe Evi Keçi po shpërndajnë lekë për të blerë votat dhe se provat u janë dërguar ambasadave dhe SPAK.
“Kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana dhe Evi Keçi duke shpërndarë para, duke intimiduar votuesit e duke i detyruar të votojnë “Rilindjen.”
Provat i kanë shkuar ambsadave të huaja, OSBE/ODIHR, SPAK dhe organeve ligjzbatuese”,- shkruan Shaqiri në një postim në Facebook.
Më herët, Bahri Shaqiri ka denoncuar sot prezencën e grupeve të armatosura, të cilët u bëjnë presion votuesve në komunën Gjepalaj.
“Grupe të armatosura të ardhura nga Shijaku u bëjnë presion votuesve në QV në Ardhishtë, Komuna Gjepalaj. Organet ligjzbatuese të ushtrojnë detyrën e tyre funksionale dhe të marrin masa të menjëhershme”,- deklaron Shaqiri në një postim në Facebook.
Lexoni edhe….
- Video/ Basha voton: Sot është dita e Shqipërisë. Dilni e votoni masivisht!
- Kandidatja e PS në Vlorë shkel ligjin, voton me maskën e partisë
- Presidenti Meta: Votoni për kandidatët më të mirë! Eshtë AKT patriotik për të votuar
- Presidenti Meta: Do jem në Vlorë dhe kudo që njerëzit të kenë nevojë (VIDEO)
- Monika Kryemadhi: Të gjithë të votojnë!
- Denoncimi i Bahri Shaqirit: Grupe të armatosura po u bëjnë presion votuesve
- Ndryshimi i vendbanimit për shkak të tërmetit, qytetarët nuk gjejnë emrat në lista, nga mëngjesi 80 raste