Denoncimi i Lefter Maliqit për Kuçovën: Patronazhistë, oligarkë dhe shpërndarje parash

Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në lidhje procesin e votimit ka deklaruar se po bëhet përpjekje për të manipuluar procesin, ndërsa ka renditur disa nga shkeljet. Maliqi u shpreh se në lidhje me rastet e ndodhura do të bëhet edhe dokumentimi ditën e hënë, kur do të bëhet edhe denoncimi, ndërsa ka shtuar se në lidhje me rastet është njoftuar edhe OSBE-ODHIR.

Ka pasur probleme teknike që janë tejkaluar. Në një qendër në Lumas ka pasur një problem me vulat e materialeve. Ka pasur probleme në një qendër në Gegë ku një makinë me xhama të zinj ka kërcënuar një drejtues të shtabit, i cili është larguar jashtë qendrës. kam njoftuar shefin e komisariatit, por deri tani nuk kemi informacione.

Drejtuesja e PS në Lumas është futur disa herë në qendër duke shoqëruar njerëzit. Patronazhistët vijojnë punën e tyre por besoj fort në fitore. U bënë disa ditë që kemi përplasje.

Mbrëmë rreth orës 23:00 i kam vajtur oligarkut më të rrezikshëm dhe e kam kapur me kapele, duke dalë nga marketet dhe familje, duke i thënë po lë milionat e lekëve duke shtruar çakull në rrugët e Dimalit. Kam njoftuar edhe OSBE-ODHIR.

Të hënën do bëhet edhe dokumentimi. Ka pasur shkelje të rënda procedurale se në bashki pa proces tenderimi nuk mund të shtrosh rrugë. I kam thënë dje që po vijon të shpërndajë edhe para”, ka deklaruar ai.

SHKARKO APP