Denoncimi i LSI në Elbasan: Fëmijët pa ngrohje në shkollë. Tenderat i marrin oligarkët
Klaudia Krasnika, Sekretare e Përgjithshme e LSI-së në Elbasan ka denoncuar mungesën e investimeve në arsim. Në Elbasan, fëmijët e shkollës “Europa” kanë protestuar sot për mungesën e ngrohjes. Përfaqësuesja e LSI thotë se prindërit kanë bërë me dhjetëra ankesa për këtë shkollë dhe askush deri më sot nuk u ka zgjidhur problemet për fëmijët e tryre.
Reagimi i plotë i Klaudia Krasnika, Sekretare e Përgjithshme e LSI-së në Elbasan
Shkolla ” Europa ” cdo vit e me larg standartit Europian !
Sot data 11 janar ! Nxenesit e kesaj shkolle e nisen vitin 2021 me pankarta ne duar me te vetmen kerkese qe kane prej vitesh !
“Duam Ngrohtesi”
Nderkohe qe Qeveria dhe pushteti lokal reklamon projekte 3D ,harron te kryej detyren funksionale ,pergjegjesine dhe detyrimin qe ka ndaj ketyre femijeve persa i perket Sistemit te Ngrohjes!
Kjo nuk eshte hera e pare qe ata nuk zhvillojne mesim !
Bordi i prinderve dhe i nxenesve te kesaj shkolle kane me shume se dy vjet qe trokasin dere me dere per zgjidhjen e ketij problemi !
Nje kaldaje ! Po po nje kaldaje e cila ka nevoje per riparim eshte i gjith problemi ,dhe le qindra nxenes me kembet dhe duart akull te zhvillojne mesim ne te ftohte!
Bashkia Elbasan ,Qendra Ekonomike e Arsimit dhe Ministria e Arsimit kane mbi tryeza qindra shkresa dhe ankesa per kete problem ! Askush nuk merr persiper zgjidhjen ,sepse per ta nuk jane femijet te paret !Per ta jane oligarket fitues te tenderave ,te cileve e kane te pamumdur tu kerkojne llogari !