Denoncimi i LSI në Shkodër: Ilir Beqaj, presion administratës për vota (VIDEO)

Lëvizja Socialiste për Integrim në Shkodër ka denoncuar sot presionet e drejtuesve të Partisë Socialiste ndaj administratës publike për vota.
“Zyrtarë të PS, duke nisur nga drejtuesi politik Ilir Beqaj, po përdorin çdo mënyrë për të ushtruar presion mbi administratën për mbledhjen e votave për PS, ndryshe u rrezikohet vendi i punës”,- tha në një deklaratë për mediat zëdhënësja e LSI në Shkodër.
LSI thotë se në shënjestër të presioneve janë vënë punonjës të Kadastrës, OSHE, Tatimeve, etj.
Përfaqësuesit e LSI në Shkodër kanë kërkuar nga KQZ dhe misionet ndërkombëtare të ndërhyjnë për të mos lejuar vijimin e kësaj situatë antiligjore.

SHKARKO APP